Flash

“Nuk është një grusht shteti, por një thirrje e dëshpëruar”: Agnelli pretendon se ka shumë në UEFA që e mbështesin

Lapsi.al 5 June 2021
“Nuk është një grusht shteti, por një thirrje e

Në rastin e konferencës së lamtumirës së Fabio Paraticit nga Juventus, presidenti bardhezi Andrea Agnelli ka folur gjithashtu për çështjen e Super League, pa kursyer disa shigjetime ndaj UEFA-s: "Super League nuk ishte një grusht shteti - ka thënë Agnelli - por një thirrje e dëshpëruar e alarmit për një sistem që, me vetëdije ose jo, po shkon drejt paaftësisë”.

"Jam përpjekur për vite me radhë të ndryshoj garat evropiane nga brenda, sepse shenjat e krizës ishin të dukshme edhe para pandemisë dhe sistemi përqendron pushtetin në një monopol - vazhdoi numri një i Juventusit - Marrëveshja midis themeluesve ishte e kushtëzuar nga njohja paraprake nga UEFA dhe FIFA e kompeticionit. Përgjigja ishte mbyllja totale, me kushte fyese dhe metoda arrogante, dhe më pas ajo u ndërsye ndaj tre klubeve”.

"Deklaratat, përvec se janë përhapur me metoda arrogante, kanë ushtruar presion - shtoi Agnelli - Nuk është me këtë lloj sjellje që futbolli reformohet përballë kësaj krize. Për fat të mirë, duke i njohur pothuajse të gjithë në UEFA, e di që jo të gjithë mendojnë kështu. Bazat ligjore që kemi janë të bazuara, por dëshira jonë për dialog mbetet e pandryshuar sepse është e nevojshme të gjendet një sintezë”.

“Sportet e tjera na mësojnë shumë - përfundoi Agnelli - e kam fjalën për Euro League-n e basketbollit që solli përfitime për të gjithë. Pothuajse të gjithë aktorët pajtohen se modeli duhet të ndryshohet. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vendosur të arrijnë një reformë të plotë të garave evropiane, gjithashtu në interes të atyre që na kanë besuar mbështetjen e tyre".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI