Flash

4 gjërat që çdo femër duhet të bëjë pas seksit

Lapsi.al 6 June 2021
4 gjërat që çdo femër duhet të bëjë pas

Çdo femër duhet të kujdeset për shëndetin sidomos pas seksit. "Çfarë bëni pasi kryeni marrëdhënie seksuale? Mund t’ju duket diçka pa rëndësi, por nuk është e tillë", - shkruan WomensHealth. Dikush tymos një cigare, një tjetër vendos menjëherë të flejë, por duhet të bëni zakon këto 4 veprime.

 

1. Pini ujë

Nëse ndjeni që gojën e keni të thatë e po dehidratoheni, dijeni se të gjitha qelizat e trupit po kërkojnë ujë. Dehidratimi në zonën intime mund të rezultojë paksa më i dhimbshëm, ndaj mos harroni të pini ujë para dhe pas aktit.

2. Hani ushqime të pasura me probiotikë

Kosi dhe ushqime të tjera të fermentuara, janë të preferuarat e vaginës suaj. Këto ushqime pas seksit mund të ndihmojnë në balancimin e baktereve të mira duke reduktuar rrezikun e infeksioneve vaginale dhe të traktit urinar.

3. Urinoni

Lubrifikantët seksualë, bakteret nga gishtat, goja dhe rektumi mund të rrisin mundësinë për të zhvilluar një infeksion bakterial. Përdorni sapunë jo aromatikë dhe larës sa më të butë, pasi kimikatet kanë aftësinë të prishën florën bakterale natyrale të vaginës. Pastrimi i brendshëm nuk është i nevojshëm: vagina ka ciklin e saj të brendshëm të larjes që e mban atë të pastër dhe të balancuar.

4. Ndërro të brendshmet

Pas seksit, meshkujt nuk vënë re më nëse keni veshur të brendshme seksi apo mbathje pambuku. Për të mirën tuaj, vishni këto të fundit. Shmangni të brendshme e dantellës dhe najlonit pasi nuk lejojnë qarkullimin e ajrit. Prania e lagështisë ndihmon rritjen e baktereve, e menjëherë pas seksit rreziku është më i madh. /lajmi.net

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI