Flash

"Çështje motivimi dhe koke": Gareth Bale mund të tërhiqet pas Euro 2020

Lapsi.al 6 June 2021
"Çështje motivimi dhe koke": Gareth Bale mund të

Zërat që vijnë nga Anglia gjejnë konfirmim në faqet e të përditshmes Marca: Gareth Bale po mendon të tërhiqet pas Euro 2020. Mesfushori uellsian, pavarësisht kthimit të Ancelottit te Real (me të cilin ai ka përjetuar sezonet më të mira në Madrid), ndihet i shkarkuar mendërisht dhe ka dyshime serioze për të ardhmen e tij në botën e futbollit, pavarësisht se do të jetë vetëm 32 vjeç në korrik.

Vetë Ancelotti, në konferencën e prezantimit, nënvizoi se, për Bale, është "një çështje motivimi, nëse është i përqendruar te futbolli ai mund të bëjë një sezon të shkëlqyer". Ndërsa uellsiani, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë (prova e fundit para Kampionatit Evropian) e kaloi situatën me qetësi: "Unë e njoh Carlon dhe e kalova mirë me të në të kaluarën, por nuk jam duke menduar për të ardhmen time tani, kur të përfundojë Euro 2020, do të flasim dhe do të shohim ".

Bale ka ende një kontratë një vjeçare me Realin që, në rast tërheqje të lojtarit, sigurisht që nuk do të kundërshtonte, duke pasur parasysh se do të mund të kursente rreth 22 milionë euro, që është paga e uellsianit për një sezon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI