Flash

Policia aksion kundër bandës së shqiptarit në Greqi (VIDEO)

Lapsi.al 6 June 2021
Policia aksion kundër bandës së shqiptarit në Greqi (VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e policisë greke një ditë më parë për goditjen ë një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Mykonos në krye të të cilit qëndronte një shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se tre persona janë shpallur në kërkim që dyshohen si të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës. Hetuesit kishin vëzhguar celularët e anëtarëve të bandës prej disa kohësh për të regjistruar të gjitha lëvizjet e tyre në Athinë. Dyshimet janë se transporti shtrihej deri në Holandë.

Autoritetet janë përqendruar në të kaluarën kriminale të kapobandës shqiptare i cili ka një të shkuar kriminale. Hetimet kishin nisur në tetor të vitit 2020 pas dyshimeve se shqiptarët ishin futur në rrjetin e trafikut të drogës në Athinë.

Nga përgjimet rezultoi se grupi merrej me trafik të kokainës dhe kanabisit. Trafikantët e blinin lëndën narkotike nga Holanda duke e ruajtur atë në kavanozë me anë të të cilëve transportohet deri në qendër të Athinës.

Në fund të muajit prill ata kishin blerë 3 kg kokainë me vlerë 28 mijë euro e cila do të transportohej me makinë nga Haga drejt Mykonos ku tregtohej për klientë të zgjedhor. Në dosje thuhet se trafikanti që do merrte sasinë e lëndës narkotike kishte shkuar më 26 Maj në Mykonos me një motor të markës Honda. Ai e përshkoi të njëjtën rrugë edhe katër ditë më vonë.

Të premten në mëngjes ekipi i prokurorisë bashkë me oficerë të skuadrës speciale ndërmorën aksionin për arrestimin e katër prej pjesëtarëve të bandës duke përdorur dronë për mbajtjen e tyre nën kontroll. “Koka” e bandës me origjinë shqiptare u kap në zonën e Patissias. Në fillim ai refuzoi kontrollin por u kap pas ndjekjes nga blutë.

Kontrollet në banesat e tyre zgjatën për të paktën 8 orë ku u gjet një sasi lënde narkotike e bërë gati për t’u tregtuar, një pistoletë, 15 fishekë, një kartë identiteti e falsifikuar, dy motoçikleta dhe një makinë me vlerë rreth 6 mijë euro.

E shkuara e shqiptarit

Kreu i bandës kriminale rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale por pavarësisht akuzave ndodhej në liri duke vijuar aktivitetin për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2012 ai është arrestuar në varrezat e Kokkinos Mylos pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Të këshilluara

Greqia shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë

Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor. Kësisoj, në ditët në vijim do të vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga S...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI