Flash

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, dyshohet për dhunë seksuale në parqe publike

Lapsi.al 7 June 2021
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, dyshohet për dhunë seksuale

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunë në Reggio Emilia, i dyshuar për dy episode dhunë seksuale në parqe publike. Rasti i parë u regjistrua më 29 maj në parkun "Nilde Iotti". I riu shqiptar iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram. Më pas kaloi në vepra, duke e prekur dhe puthur në shpatulla. Dhe një kërkesë për puthje dhe u largua. Vajza raportoi gjithçka te karabinierët dhe e njohu sulmuesin në foto.

Episodi i dytë më 2 qershor në parkun "Diamante" ishte më i rëndë dhe u ndoq nga Policia e Shtetit. Një grua e re telefonoi 113 dhe tha se ajo u ndoq nga një burrë i cili e shtyu në tokë dhe tentoi të abuzonte më të. Gruaja arriti të shpëtonte vetëm duke i kafshuar dorën shqiptarit me të cilën i kishte mbyllur gojën që të mos bërtiste.

Siç raportojnë mediat italiane, pretendimi i gruas u provua edhe nga shenjat e kafshimit që ju gjetën në dorë shqiptarit pas arrestimit.

Në bazë të gjithë kësaj, Prokurori Publik i Reggio, pasi bashkoi të dy çështjet së bashku, kërkoi dhe mori një masë sigurie paraburgimi, e cila u ekzekutua nga Karabinierët dhe Policia.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës rihter ka ndodhur sot në orën 19:00 në Telo të Greqisë. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tër...

19:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI