Flash

Drejtësia zvicerane paralajmëron Uefa-n e Fifa-n: nuk mund të sanksionojnë klubet e Super League

Lapsi.al 7 June 2021
Drejtësia zvicerane paralajmëron Uefa-n e Fifa-n: nuk mund të

Drejtësia zvicerane ndalon Uefa-n dhe Fifa-n: nuk ka ndëshkime për klubet që ende i përmbahen projektit të Superligës. Sipas transmetuesit spanjoll Cadena SER, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organizmave të futbollit për t'i komunikuar se ata nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus. Më 25 maj, Uefa kishte filluar procedurat disiplinore kundër tre klubeve në fjalë.

Një gjykatës madrilen ishte pozicionuar që më parë në anën e Barçës, Juves dhe Realit, duke paralajmëruar Uefa-n për ndërmarrjen e ndonjë procedure disiplinore ose sanksionuese. Ndërkohë, një gjykim i detyrueshëm ishte kërkuar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian për shkelje të pretenduara të rregullave të konkurrencës nga Uefa dhe FIFA, situatë që mund të përmbysë letrat në tavolinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI