Flash

Tottenham 'pazar' në Torino: dy lojtarë bardhezinj kontaktohen nga ish-drejtori i tyre

Lapsi.al 7 June 2021
Tottenham 'pazar' në Torino: dy lojtarë bardhezinj

Aventura e re me Tottenham ende nuk ka filluar zyrtarisht, por Fabio Paratici tashmë po punon nën radar për të ndërtuar ekipin e ri anglez. Ish-drejtori sportiv i Juventusit së shpejti do të nënshkruajë me Spurs dhe tashmë ka vënë në shënjestër disa nga të preferuarit e tij. Nëse vështirë se mund të jetë në gjendje të tërheqë në Londër Paulo Dybalan, objektivat më realistë quhen Leonardo Bonucci dhe Dejan Kulusevski.

Tottenham, që në orët e ardhshme duhet të zyrtarizojë edhe trajnerin e ri i cili, pas dështimit të marrëveshjes me Antonio Conten, me shumë gjasë do të jetë Erik ten Hag, hollandezi i gatshëm të lirohet nga Ajax.

Leonardo Bonucci në këtë pikë mund të bëhet një objektiv konkret, sepse historikisht Spurs luan me mbrojtjen me tre. Qendërmbrojtësi i ekipit kombëtar të Italisë nuk konsiderohet më i pashitshëm nga Juventus dhe mund të fillojë një aventurë të re jashtë vendit. Diskutim i ndryshëm për Kulusevskin, i cili mbërriti me etiketën e kampionit në Torino dhe humbi paksa në këtë vit të trazuar. Për të, Londra mund të ishte mundësia e duhur për të rinisur i sponsorizuar nga Paratici, i cili e kishte kërkuar fort atë te bardhezinjtë. Cështje e vështirë sepse edhe Allegri duket i gatshëm t'i japë një shans të dytë, por kasat e Tottenham janë të pasura dhe londinezët kanë ndërmend ta bëjnë një tentativë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI