Flash

Çekia, tekniku Silhavi ka paralajmëruar ndryshime, projektohet titullar Pekhart

Lapsi.al 8 June 2021
Çekia, tekniku Silhavi ka paralajmëruar ndryshime, projektohet

Republika Çeke prêt mundësinë e shpagimit të humbjes 4-0 të premten, kur përballë në miqësoren e fundit para Euro 2020 të ketë Shqipërinë, të martën në Generali Arena. Natyrisht skuadra e Jaroslav Šilhavý kërkon të bëjë përshtypje krejt tjetër nga ajo me italianët, por në anën tjetër kuqezinjtë pas takimit me cekët do të zbresin në fushë vetëm në shtator për kualifikueset e Botërorit.

Të gjithë 26 lojtarët e Republikës Çeke për Euro 2020 janë në dispozicion të teknikut dhe nuk ka asnjë shqetësim me skualifikimet për miqësoren e të martës me Shqipërinë. Michal Sadílek bëri debutimin për kombëtaren e tij kur u aktivizua si debutues i vonë në humbjen 4-0 me Italinë. Tekniku Šilhavý ka paralajmëruar disa ndryshime në skuadrën titullare, në krahasim me formacionin që u mposht keq nga Italia dhe në këtë ndryshim Tomáš Pekhart projektohet titular në krye të sulmit çek.

Tekniku do të rreshtohet me të zakonshmen 4-2-3-1 ku para Vaclik do të jetë linja katërshe me Coufal, Kalas, Celustka e Boril. Diga para mbrojtjes duhet të jetë Masopust –Soucek, ndërsa Hlozek, Darida e Jankto do të mbështesin sulmuesin e vetëm Pekhart që do të jetë rreziku kryesor për Shqipërinë në Pragë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI