Flash

Cfarë ndodhi?/ Pse ranë faqet e web-it të mediave kryesore ndërkombëtare

Lapsi.al 8 June 2021
Cfarë ndodhi?/ Pse ranë faqet e web-it të mediave kryesore

Mediat kryesore BBC, CNN, Euronews, The New York Times kanë rënë sot në mesiitë për disa orë. Së bashku me to edhe shumë sitë botërore si Reddit, Amazon, CNN, Paypal, Spotify apo edhe rrjeti social Twitter e kanë patur të paaksesueshme faqen e tyre në internet. Pamundësia për t’u qasur në të gjitha këto faqe rezulton ta ketë pasur fillimin rreth orës 12:00, përnjëherësh gati në të gjitha faqet.

E gjithë tronditja që pësuan faqet kryesore virtuale dhe shkëputja e ofrimit të shërbimit të tyre online për afro një orë lidhet me një kompani amerikane të quajtur Fastly.

Fastly është një nga ofruesit e databazës në internet për shumë përdorues, duke përfshirë këtu edhe site të njohura si ato të lartpërmendura. Fastly u krijua në 2019, me qëllim që të ndihmonte faqe të ndryshme që të shkonin më shpejt pranë lexuesve. Kjo do të thotë që shumë prej faqeve që kanë rënë e përdornin Fastly-n për t’u bërë më të dukshme nga motorrët e kërkmit.

Për shkak të një problemi në “software”-in e kompanisë, shumë site të ndryshme kanë shfaqur mesazhin: "Gabim 503, shërbimi nuk disponohet". Ky problem duket se është zgjidhur për shumicën e mediave, megjithatë pritet një deklaratë nga ofruesi Fastly për shkaqet e problemit.

Në një mesazh të postuar pak pas orës 12 të mesditës në faqen e saj të internetit, Fastly deklaroi "hetimin" e një anomalie, pa sqarime të mëtejshme. Faqja Fastly u bë e paarritshme menjëherë pas transmetimit të këtij mesazhi. Në një mesazh të postuar në 12:44 pasdite, kompania tha se çështja teknike ishte identifikuar dhe se pritej një rregullim i shpejtë.

Në korrik 2019, një ndërprerje në një nga konkurrentët e Fastly, Cloudflare, gjithashtu la shumë faqe në internet të paarritshme. 

 

Burimi: THE BUSINESS STANDARD

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI