Flash

FOTOLAJM/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shijon xhentilesën e Viktor Orban në Hungari

Lapsi.al 8 June 2021
FOTOLAJM/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shijon xhentilesën e Viktor Orban

Pamja që Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar në rrjetet sociale nga vizita në Hungari nuk ka asnjë lidhje me qëllimin e vizitës së saj në Hungari, si pjesë e delegacionit të qeverisë shqiptare atje. Por sigurisht që tregon shumë se sa ndikojnë tek një grua manierat prej xhentëllmeni nga ana e një mashkulli. Një përkulje e presidentit Viktor Orban dhe një puthje kortezie në dorë, duket se i ka shijuar goxha ministres sonë.

Që ajo ka mbetur e kënaqur me xhentilesën e 58-vjeçarit Orban, duket më së miri nga një buzëqeshje rrezatuese e ministres, së cilës fytyra i shkëlqen nën diellin e Budapestit këtë të martë.

Edhe komentuesve dashamirës nuk kishte si t’i shpëtonte kimia mes dy zyrtarëve të lartë e kapur bukur në këtë foto, që Ministrja e Arsimit ka publikuar në Facebook. “Me shikim të parë…” shkruan njëri prej komentuesve, që është fshirë pastaj nga vetë Kushi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI