Flash

Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Lapsi.al 8 June 2021
Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Sllovakia u bë vendi i dytë i BE që filloi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, megjithëse vaksina nuk është miratuar ende nga rregullatori i bllokut.

Një burrë nga qyteti i Zilinias ishte personi i parë që mori vaksinën.

“Unë me të vërtetë po prisja Sputnikun V. Rusia ka një traditë të gjatë të zhvillimit të vaksinave”, theksoi ai.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ende nuk ka miratuar vaksinën vektoriale, por Sllovakia ka filluar të shpërndajë vaksinën, pavarësisht nga një debat i gjerë i brendshëm.

Hungaria gjithashtu ka filluar përdorimin e Sputnik V.

Sllovakia mori 200 000 doza të Sputnik V në muajin mars pasi ish-kryeministri, Igor Matoviç e urdhëroi atë fshehurazi, duke shkaktuar një polemikë që kontribuoi në rrëzimin e tij nga pushteti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI