Flash

Të arrestuarit për trafik droge në Sarandë, gjykata shpall dënimet për anëtarët e grupit kriminal

Lapsi.al 8 June 2021
Të arrestuarit për trafik droge në Sarandë, gjykata shpall

Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor të arrestuarit e megaoperacionit të Sarandës për trafik droge.

Kështu të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri, do ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

Të pandehurit Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme.

Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.

Operacioni u zhvillua në 2019, mes të cilëve ra në pranga edhe i konsideruari si koka e grupi. Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.

Bashkë me të u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinë” Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.

Kejdi Sadushi e siguronte drogën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, më tej në konakte me zv.drejtorin Llanaj dhe Xhibron, gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shkolle, përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica për në Athinë.

Sa janë dënuar të akuzuarit

Petrit Nanaj, me 10 (dhjetë ) vjet 8 tete muaj burgim.

Kejdi Sadushi, me 11 (njëmbëdhjetë ) vjet dhe 4 katër muaj burgim.

Armando Zholi, me 10 (dhjetë ) vjet burgim.

Florenc Llanaj me 10 vjet burgim.

Kujtim Zmalaj me 10 vjet burgim.

Adrian Xhibro me 10 (dhjetë) vjet burgim

Edvin Xhibro me 10 (dhjetë) vjet burgim

Mikel Jorgji me 10 dhjete vjet burgim

Jonida Jorgji me 6 vjet e 8 tete muaj burgim.

Sara Hatia me 6 vjet e 8 tete muaj burgim.

Odise Ymeri, me 8 tetë vjet burgim

Ervin Hysaj me 6 gjashtë vjet e 8 tetë burgim.

Trimosh Leskaj me 6 vjet e 8 tete muaj burgim .

Elton Llanaj me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Artan Hoxha me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Donaldo Nela me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Andrea Caca, me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI