Flash

Trajner i Romës prej një muaji, po askush nuk e ka parë në kryeqytet: Mourinho zbulon ditën e ardhjes në Itali

Lapsi.al 8 June 2021
Trajner i Romës prej një muaji, po askush nuk e ka parë në
Kur do të vijë Jose Mourinho? Kur fillon sezoni i ri i Romës? Pyetje që të gjithë në kryeqytetin e Italisë, krahu verdhekuq, i kanë bërë vetes që nga 5 maji, kur u zyrtarizua firma e portugezit me Romën. Arsyeja është e thjeshtë, askush nuk e ka parë portugezin, pavarësisht se për të flitet në merkaton që po bën klubi me indikacione pikërisht të Special One. Një detaj, ose ndoshta diçka më shumë, në lidhje me ardhjen e Mou është servirur sot nga vete tekniku Special, i cili publikoi një postim në profilin e tij në Instagram që mund të jetë dita e zbarkimit në kryeqytet e portugezit, ose dita e parë e mundshme e takimit me ekipin e tij të ri. "6 korriku po vjen, faleminderit Carlino (preparatori atletik)", ka shkruar trajneri i ri i verdhekuqve në fund të një fotoje, që e tregon atë duke gulçuar ndërsa vrapon dhe stërvitet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI