Flash

Vialli emocionon Italinë: "Kanceri një shok jete i padëshiruar, shpresoj të lodhet nga unë"

Lapsi.al 8 June 2021
Vialli emocionon Italinë: "Kanceri një shok jete i

Gianluca Vialli është rrëfyer në 'Sogno Azzurro', një seri dokumentarësh e Rai Uno për ekipin kombëtar, për betejën e tij kundër kancerit. "Ky është një shoqërues i padëshiruar udhëtimi, por unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur pa u dorëzuar kurrë, duke shpresuar që ai të lodhet e të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera" ishin fjalët prekëse të ish-sulmuesit tani në stafin e Mancinit.

Vialli shpreson se historia e tij mund të jetë një shembull. "Unë isha një lojtar dhe një njeri i fortë, por gjithashtu i brishtë dhe mendoj se dikush mund ta ketë gjetur veten tek unë. Jjam këtu me defektet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme."

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Mancinin, një mik i besuar që nga kohët e Sampdorias kur ata formuan një nga dyshet-gol më fatale. "Jemi njohur në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë së bashku kemi ngrënë dhe kemi folur për Sampdorian... Në golat e mi ishte këmba e tij dhe në të tijtë ishte imja".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI