Flash

FOTO/ Dy miqtë-rivalë në plazh së bashku: Pirlo e Conte me bashkëshortet në Ibiza!

Lapsi.al 9 June 2021
FOTO/ Dy miqtë-rivalë në plazh së bashku: Pirlo e Conte me

Verë, mall për detin. Aq më tepër nëse ke kaluar një sezon të gjatë dhe intensiv, të zbukuruar me një titull (i fituar nga Inter) ose dy trofe, Kupa e Italisë dhe Superkupa (me Juventus): ky është rasti i Antonio Contes dhe Andrea Pirlos. Pak rëndësi ka që sot ata janë të papunë (luksi), pasi ish-trajneri i Interit nuk pranoi ridimensionimin e vendosur nga Zhang, duke i lënë pankinën Simone Inzaghit, ndërsa Juve preferoi të vinte bast për një Allegri-bis. Ndërkohë Conte ka refuzuar gjithashtu edhe ofertën e Tottenham dhe për këtë arsye të dy janë në pritje të thirrjes së duhur, duke preferuar një pushim plot diell dhe det, me zonjat e tyre, në ishujt Baleari.

Pirlo, me partneren e tij Valentina Baldini, është "shoqëruar" edhe nga binjakët Leonardo dhe Tommaso, të lindur në Neë York në 2017, ndërsa Conte ka qenë bashkë me gruan e tij Elisabetta Muscarello. Të dy kolegët-miqtë-rivalë u takuan në Ibiza, në plazhin Ses Salines.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI