Flash

Gripi i shpendëve/ Konfirmohen rastet e para në Shqipëri

Lapsi.al 9 June 2021
Gripi i shpendëve/ Konfirmohen rastet e para në Shqipëri

Ende pa kaluar ethet e një pandemie, Shqipëria po përballet me një tjetër kërcënim shëndetësor.

Pavarësisht masave parandaluese të marra, pasi gripi i shpendëve mbërriti në vendet fqinje, H5N8 ka depërtuar edhe në Shqipëri. Mbrëmjen e së martës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan. Pasi janë eliminuar rastet e konfirmuara, bashkë me ato të dyshuara, ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kanë hartuar një paketë masash për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

MASAT

Nuk ka qenë temë dite, por alarmi për “Gripin e Shpendëve” ka muaj që është ngritur. Është Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve ajo që ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vëmendje të shtuar ndaj këtij virusi, pasi preku disa vende të rajonit e më gjerë. Kjo bëri që ministrja Milva Ikonomi me grupin e ekspertëve të hartonin një plan masash, të cilat nuk arritën ta mbanin Shqipërinë të izoluar ndaj H5N8. “Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për mediat mbi masat e marra para se të konstatoheshin rastet e para. Tanimë, masat parandaluese janë të tjera dhe më strikte.

“Në vijim, Urdhri i ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare”, cit-ohet në njoftimin ku nënvizohet se produktet dhe nën- produktet e shpendëve të prekur nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Sidoqoftë, rekomandohet respektimi i higjienës dhe gatimi në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI