Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Në Shqipëri kanë ngordhur 320 shpendë nga gripi/ Sa të rrezikuar jemi

Lapsi.al 9 June 2021
Në Shqipëri kanë ngordhur 320 shpendë nga gripi/ Sa të

320 shpendë kanë ngordhur si pasojë e virusit të gripit H5N8 në Shqipëri në 3 vatra të shpërndara në të gjithë vendin. Autoriteti i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve konfirmoi se rastet e konstatuara janë në Bujan, Fushë Krujë dhe Dajt. Shpendët e ngordhur kanë qenë pula fushe, pëllumba, rosa, pata dhe gjela deti.

“Në një oborr kanë ngordhur të 70 shpendët, në një tjetër 130 dhe në oborrin tjetër kanë ngordhur 120 shpendë” – tha drejtorja e AMVB, Tana Kika në Tv Klan duke shtuar se për momentin nuk ka vatra të tjera të dyshuara.

Perimetri i sigurisë është vendosur 3 kilometra larg oborreve që është shpërndarë virusi i gripit, ndërsa survejimi po bëhet në një rreth prej 10 kilometrash distancë.

Sa të rrezikuar jemi nga gripi i shpendëve?

Ekspertja nga ISHP-së, Silva Bino thotë se virusi përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pasi nuk transmetohet nga shpendët te njeriu dhe nga njeriu tek njeriu.

“Ky lloj virusi H5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pra një rrezik të ulët për njerëzit. Deri më tani janë identifikuar vetëm 3 persona në Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripi” – u tha ajo gazetarëve.

Bino tha se tek të infektuarit ka pasur shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperaturë, por jo forma të rëndë.

Pyetja që bëjnë të gjithë është nëse duhet të konsumohen produkteve e shpendëve.

“Të gjitha produktet e shpendëve mund të konsumohen mjafton që të gatuhen ashtu si duhet sipas të gjitha rregullave” – tha Bino duke nënkuptuar larjen me kujdes, zierjen dhe gatimin në temperatura të larta.

“Nuk përbën rrezik për njerëzit. Në 3 vatrat ka filluar hetimi epidemiologjik, në bashkëpunim me strukturave veterinare. Nuk transmetohet nga shpendët te njeriu dhe nga njeriu te njeriu”, - vijoi ajo.

Autoritetet dyshojnë se virusi mbërriti në vendin tonë nga vendet fqinje nëpërmjet shpendëve shtegtarë. Shqipëria ka bllokuar importin e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre nga 17 vende. Aktualisht nuk lejohet në të gjithë vendin tregtimi i shpendëve të gjallë në tregje të hapura, por vetëm në thertore.

Çfarë është ky grip?

H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A dhe është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpendët. Silva Bino e ISHP tha se janë vetëm 3 njerëz të infektuar ndërsa autoritetet kanë raportuar për 7 të tillë. Gjithsesi ekspertët bashkohen në idenë se ky grip nuk shkakton dëme të rënda te njerëzit.

Anna Popova, shefe e Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore në Rusi tha se në një intervistë të botuar në "The Moscow Times" në 12 Mars të këtij viti se kishte një "shkallë të lartë të probabilitetit" të transmetimit nga njeriu në njeri të H5N8. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI