Flash

Një cigare... e një kostum: Lazio zyrtarizon Sarrin në mënyrë unike

Lapsi.al 9 June 2021
Një cigare... e një kostum: Lazio zyrtarizon Sarrin në
Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios. Pas disa ditësh negociatash, kontrata e trajnerit toskan u nënshkrua me klubin e Claudio Lotitos deri në qershor 2023. Lazio njoftoi trajnerin në mënyrën më të vecantë të mundshme: me një emoji cigare në profilin zyrtar të klubit në Twitter. Sarri merr kështu vendin e Simone Inzaghit dhe kthehet në pankinë pas një viti ndalim, pas shkarkimit nga Juventus, me të cilin fitoi titullin kampion. Pas shkëmbimit të të gjitha dokumenteve, marrëveshjes për stafin teknik dhe përcaktimit të detajeve të fundit, ka arritur më në fund edhe firma mbi kontratë: për Sarrin një kontratë dy-vjeçare me tre milion euro në sezon plus bonuse. Pas cigares, në Twitter të Lazios u shfaqën edhe imazhet e një kostumi dhe një banke, duke iu referuar punës së mëparshme të Sarri para se të fillonte një karrierë me kohë të plotë si trajner.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI