Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Policia gjermane jep detaje: Si u vra shqiptari nga Kosova në Hanover

Lapsi.al 9 June 2021
Policia gjermane jep detaje: Si u vra shqiptari nga Kosova në Hanover

Një mosmarrëveshje mes dy shoferëve në udhëkryqin ndërmjet dy rrugëve të Hannoverit të Gjermanisë përfundoi me vrasje, mesditën e së enjtes së kaluar. Atje mbeti i vdekur një 30-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Armin Neziri.

I dyshuar për vrasjen e tij është një 32-vjeçar me shtetësi gjermano-serbe, me iniciale R.Z, për të cilin mediat raportojnë se është me prejardhje po ashtu nga Kosova. Sipas dëshmitarëve, zënka nisi mes personave që ndodheshin në dy vetura, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes-Benz S500.

Por, cila ishte arsyeja e zënkës?

Nga Prokuroria e Hannoverit kanë thënë se hetimet për rrjedhën e saktë të ngjarjeve dhe prapavijën janë duke vazhduar.

Kathrin Söfker nga zyra e shtypit të prokurorisë ka deklaruar se 32-vjeçari i dyshuar për vrasje tashmë është dorëzuar në Polici dhe se ndodhet në paraburgim, në bazë të një urdhërarresti nga Gjykata e Qarkut në Hanover.

“Hetimet mbi rrjedhën e saktë të ngjarjeve dhe prapavijën janë duke vazhduar. I dyshuari, një 32-vjeçar me shtetësi gjermano-serbe, që po kërkohej, u paraqit pasdite dhe u arrestua nga oficerët e policisë së Hanoverit. Ai ka qenë në paraburgim që prej ditës së djeshme në bazë të një urdhër arresti nga Gjykata e Qarkut në Hanover, nën dyshimet për vrasje”, ka deklaruar Söfker.

Viktima ka qenë i njohur për organet e drejtësisë, shkaku i një rasti që kishte ndodhur në vitin 2017. Ai ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje në të njëjtin qytet, ku kishte qëlluar me armë një burrë tjetër në vetëmbrojtje.

Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me këtë incident.

Sipas Söfker, atij i ishte shqiptuar atëherë një dënim me kusht për shkelje të ligjit për Armët.

“Viktima është një 30-vjeçar me kombësi kosovare. Emrat e plotë të të dyshuarit dhe viktimës nuk mund të zbulohen. Viktima ishte përfshirë në një mosmarrëveshje në Hanover në 2017, në të cilën ai qëlloi një burrë tjetër në vetëmbrojtje. Viktimës më vonë iu dha një dënim me kusht për shkelje të ligjit për armë”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë së Hannoverit.

Detaje se si ka ndodhur vrasja ka dhënë Prokuroria edhe përmes një njoftimi për shtyp.

“Fillimisht u dëmtuan vetëm dy makinat, të cilat ishin duke qëndruar para semaforit në Weidendamm, në drejtim të rrugës Herschelstrasse. Mosmarrëveshja eskaloi në atë shkallë që së paku një e shtënë u bë nga vetura Mercedes-Benz. Pak kohë më pas, vetura Porsche përshpejtoi, e kaloi udhëkryqin dhe goditi një shenjë trafiku në anën e kundërt të rrugës. Pak më vonë, personi 30-vjeçar në Porsche doli nga vetura dhe ra në tokë. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë nga shërbimi i shpëtimit, burri vdiq në vendin e ngjarjes. Shkaku i saktë i vdekjes fillimisht ishte i paqartë”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI