Flash

Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni, familja ofron 20 000 euro për këdo që ka informacion

Lapsi.al 9 June 2021
Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni, familja ofron 20 000

Kanë kaluar dy muaj nga humbja e kontaktit të familjarëve me biznesmenin Bedri Rexhepi nga Lipjani. Në kërkim të tij familja tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ku ka ofruar një shumë të majme parash për këdo që do të japë informacion të sigurt për vendodhjen e tij.

Ai u zhduk në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit, ndërkaq lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim nën dyshimet se ka gisht në kidnapimin e Bedriut. Familja Rexhepi tashmë ka gjetur një mënyrë tjetër për ta kërkuar Bedriun. Ata po dërgojnë mesazhe përmes telefonisë mobile tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.

“Vellai jone Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur ne komunen e Novoberdes me makinën me targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo qe ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni ne nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes qe do kemi si familje, ne do te ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20,000 €, si dhe te dhënat e juaja do te jene konfidenciale”, thuhet në mesazhin që familja Rexhepi po ua dërgon qytetarëve.

Vëllai i Bedriut, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se familja po kërkon ndihmë qytetarët për gjetjen e tij, pasi sipas tij, institucionet nuk kanë bërë asgjë deri më tani.

“Po shpresojmë se dikush na informon, ajo pjesa kah Novobërda po hezitojnë me folë, po frikësohen, ndoshta me shpërblim tregon dikush diçka, sepse nuk është territor që mund të kalojë dikush e të mos e shohë askush. Kemi shpresë se na ndihmon dikush, sepse deri më tani s’kemi hiç asnjë informatë. Kemi kontaktu me prokurorinë e me policinë, por asnjë informatë, si zakonisht po na thonë ‘hetimet vazhdojnë’”, është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI