Flash

Deschamps fërkon duart: dëmtimi i Benzema nuk duket i rëndë

Lapsi.al 10 June 2021
Deschamps fërkon duart: dëmtimi i Benzema nuk duket i rëndë

Franca përgatitet për debutimin në Kampionatin Evropian kundër Gjermanisë më 15 qershor me një lloj frike për gjendjen fizike të Karim Benzema. Lojtari i rikthyer në kombëtare pas 5 vjetësh mungesë, doli për shkak të dëmtimit në miqësoren e fituar 3-0 kundër Bullgarisë në minutën e 40 të pjesës së parë. "Ai mori një goditje të keqe mbi gjurin e djathtë", tha Deschamps pas ndeshjes, duke dashur të ruante qetësinë pas daljes nga fusha të sulmuesit, i cili u duk me dhimbje e duke çaluar kur zuri vendin e tij në tribunë.

Sot, duke cituar shoqërimin e lojtarit, RMC Sport ka saktësuar se i madrileni mund të "rifillojë stërvitjen brenda 48-72 orëve maksimumi", duke shpjeguar se muskujt e prekur ishin "shfryrë" dhe se dhimbja ishte më pak e mprehtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI