Flash

Euro 2020/ "Nessun Dorma" e Boccelli, simbolika e spektakël me avionë në ceremoninë e hapjes

Lapsi.al 10 June 2021
Euro 2020/ "Nessun Dorma" e Boccelli, simbolika e spektakël me

Stadiumin Olimpico do të jetë skena e ceremonisë hapëse të Uefa Euro 2020 që, për shkak të pandemisë së Coronavirus, do të luhet këtë vit. Europiani i 24 kombëtareve më të mira do të nisë rrugëtimin e 51 ndeshjeve të premten në Romë, me debutimin e Italisë kundër Turqisë. Kryeqyteti i Italisë përgatitet për ngjarjen e madhe me pjesëmarrjen ikonike të kapitenëve legjendarë të dy klubeve Roma e Lazio, silmbolizimin e të 24 pjesëmarrësve, zërin magjik të Andrea Bocellit e fluturimet e 'shigjetave tringjyrëshe' që, përpara ndeshjes inauguruese, do të bëjnë ekzibicionin e tyre të ngjyrave.

E gjitha do të nisë me një video me numërimin mbrapsht që do të tregojë 60 vitet e fundit të Europianit të UEFA-s për të vazhduar më pas në fushën e lojës, ku dy ish kampionë bote italian simbole të futbollit roman Alessandro Nesta e Francesco Totti, që e kanë patur Olimpicon shtëpinë e tyre për gjithë karrierën, do të mirëpresin tifozët në Euro 2020. Menjëherë më pas, duke ndjekur trajektoren e topit të hedhur në ajër, sytë e publikut do të ndeshin fluturimin e 'shigjetave tringjyrëshe', skuadra akrobatike italiane me famë botërore, për të shprehur kështu krenarinë e vendit që do të presë këtë ndeshje të parë.

Euro Triumph, banda muzikore e Policisë së Shtetit që do të luajë një pjesë nga një kompozitor i famshëm italian, do të pasojë ceremoninë, ndërsa 24 atletë do të mbajnë secili nga një top të madh, si simbol të skuadrave pjesëmarrëse, duke sfiluar pranë rojes së nderit të Policisë me kuaj. Më pas, topat me helium, të sjella në skenë nga balerinët dhe atletët e rinj të grupit sportiv 'Fiamme Oro', do të krijojnë një koreografi të shkëlqyer vertikale, duke vendosur një dialog vizual me 12 perkusionistë ajrorë të vendosur rreth çatisë së stadiumit: Festimi i 24 Skuadrave, një nderim dinamik dhe i gëzuar për shpirtin e garës paqësore dhe bukurinë e sportit.

Për finalen e madhe, skena në Olimpico do të pushtohet nga Maestro Andrea Bocelli i cili do të interpretojë arien me famë botërore "Nessun Dorma" ndërsa 24 topat formojnë një të vetëm, të vendosur për të ngritur në mënyrë simbolike shpirtin e europianit në qiell, rrethuar nga një shpërthim i efekteve piroteknike shumëngjyrëshe që zënë të gjithë çatinë e stadiumit. Pas kësaj do të jetë radha e Azzurrëve që do të përpiqen të fillojnë udhëtimin e tyre në Euro 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme kundër Turqisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI