Flash

EURO 2020, si kualifikohesh në grupe, të tretat më të mira e eleminimi direkt

Lapsi.al 10 June 2021
EURO 2020, si kualifikohesh në grupe, të tretat më të mira e

Gjithcka gati për startin e Euro 2020. Turneu, që do të nisë zyrtarisht të premten në mbrëmje me sfidën Itali-Turqi, do të jetë i dyti në histori me formulën me 24 skuadra, të ndara në 6 grupe me nga 4: do të kalojnë raundin 2 të parat e cdo grupi, por edhe 4 të tretat më të mirat. Pastaj nisin 1/8, cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalja, në program në Ëembley në 11 korrik.

Në cështjen e kualifikimit në 1/8 e finaleve sigurisht ka qartësi në avancimin e dy të parave të gjashtë grupeve e katër të tretat më të mira. E gjithë puna është cfarë ndodh në rast të mbërritjes me pikë të barabarata të dy apo më shumë skuadrave.

Atëherë, për të stabilizuar klasifikimin final do të përdoren këto kritere:

- Pikët në përplasjet direkte

- Diferenca e golave në përplasjet direkte

- Numri i golave të realizuara në përplasjet direkte.

Nëse do të ketë një situatë e barabartë akoma, do të merren në konsideratë:

- Diferenca e golave totale në grup

- Numri i golave të shënuar në grup

- Numri i fitoreve në grup.

Mund të analizohet më pas edhe sjellja fair play, që parashikon një pikë penalizim për cdo karton të verdhë e tre pikë për cdo karton të kuq. Skuadra me sjellje më të mirë do të jetë e avantazhuar. Nëse dy skuadra që kanë të njëjtin numër pikësh e të njëjtën diferencë golash sfidohen në ndeshjen e fundit të grupit e janë ende në barazim në fund të takimit, klasifikimi final përcaktohet nga penalltitë mes të dyve, nëse asnjë tjetër skuadër e grupit nuk mbaron me pikë të njëjta me ta.

Sapo përfundon klasifikimi i grupeve e 12 të parave të kualifikuara, krahasohen të tretat e kualifikuara, ku zgjidhen katër me më shumë pikë në grupe. Në rast barazimi me pikë vlejnë:

- Diferenca e golave në fazën e grupeve

- Numri i golave të shënuar në fazën e grupeve

- Numri i fitoreve në fazën e grupeve

- Sjellja fair play

- Vendi i përgjithshëm në kualifikueset europiane.

Më pas, kohë të rregullta, shtesa e penallti për të vendosur fituesit, ndërsa nuk do të ketë finale për vendin e tretë e të katërt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI