Flash

Parakalim në minutën e fundit: Juventus dështon transferimin e Depay te Barcelona

Lapsi.al 10 June 2021
Parakalim në minutën e fundit: Juventus dështon transferimin e

Barcelona mendonte se mund të zyrtarizonte firmën me Memphis Depay në orët e ardhshme, por gjërat nuk kanë shkuar si mendonin katalnasit, sepse në mes është futur Juventus, duke i ofruar një pagë dukshëm më të lartë lojtarit. Në Spanjë, vëmendja është përqendruar në intrigën e merkatos së transferimeve të lidhur me sulmuesin holandez që është gati të lirohet nga Lyon. Nëse Sport dje tha se ishte i sigurt për opsionin blaugrana, Mundo Deportivo sot rinis fuqishëm opsionin e Juventusit në garën për lojtarin.

Vetëm javën e kaluar burime pranë Laportas kishin folur për presidentin e Barças si "shumë optimist" për suksesin e marrëveshjes, i bekuar gjithashtu nga bashkatdhetari Koeman. Oferta që dukej se kishte bindur Depay ishte një tre-vjeçare prej 5 milion euro plus bonuse, në rast të fitores së skuadrës, por tani Juventus ka vendosur në tryezë 8 milionë euro në sezon, duke e bërë 27-vjeçarin të ndryshojë mendje.

Që në këtë moment spanjollët janë kundërpërgjigjur, jo në shifra (duke pasur parasysh që Barcelona ka bërë të ditur se ata nuk dëshirojnë ose janë në gjendje të shkojnë përtej pjesës fikse prej 5 milionë) por në kohëzgjatjen e marrëveshjes: katër vjet në vend të tre. Tani topi kalon te lojtari që duhet të zgjedhë të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI