Flash

Tension tek Franca, Giroud e ka me Mbappé: "Sikur të më pasoje topin..."

Lapsi.al 10 June 2021
Tension tek Franca, Giroud e ka me Mbappé: "Sikur të më

Shumica e ekspertëve e vlerësojnë Francën si favorite në Euro 2020 por Didier Deschamps ka mjaft për të bërë për ta mbajtur grupin të qetë në funksion të debutimit kundër Gjermanisë. Pas miqësore kundër Bullgarisë, Giroud ka lëshuar sjigjetime ndaj Mbappé, ose të paktën ky është interpretimi i dhënë nga l'Equipe: "Unë shënova dy herë, por mund të kishim shënuar më shumë nëse do të ishim më cinikë përpara. Më thonë se jam vetëm diskret, por kjo vetëm sepse kërkoj topat dhe dikush nuk mi pason".

Sulmuesi i Chelsea, i cili zuri vendin e Benzema të dëmtuar, në mënyrë private është ankuar se Mbappé kishte kombinuar shpesh me sulmuesin e Realit në pjesën e parë, ndërsa, pas hyrjes së Giroud, ai kishte filluar të luante individualisht, të bënte 'luftë vetëm '

Insinuatat nuk i kanë pëlqyer Mbappé që donte t'i përgjigjej publikisht Giroud në konferencën për shtyp, një eventualitet që Deschamps e bllokoi pa lindur ende, duke i ftuar të dy të përqendroheshin te Europiani. Në këtë drejtim, duke iu përgjigjur një pyetjeje pas ndeshjes me Bullgarinë në lidhje me mungesën e bashkëpunimit të dyshes Mbappé-Giroud, trajneri francez shpjegoi se është thjesht një çështje zakoni dhe se çdo lojtar ka një mënyrë të ndryshme të të luajturit nga të tjerët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI