Flash

Boris Johnson: Ofrojmë 100 mln vaksina për vendet e varfra, synojmë që brenda 2022 t’i japim fund pandemisë

Lapsi.al 11 June 2021
Boris Johnson: Ofrojmë 100 mln vaksina për vendet e varfra,

Në fokus të diskutimeve mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe Presidentit amerikan, Joe Biden, në Cornwall, është dhe pandemia e COVID-19.

Johsnon, ka deklaruar para Biden, se do të dhurojë plot 100 milionë vaksina për vendet e varfra.

“Do t’i dhurojmë më shumë se 100 milionë doza vaksinash, vendeve të varfra”, ka deklaruar Johnson.

Kryeministri britanik ka shtuar më tej se dëshiron të përsërisë rezultatin e Britanisë së Madhe edhe në vendet e tjera, me synimin, për t’i dhënë fund pandemisë.

“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për to. Duke vepruar kështu, ne do të bëjmë një hap masiv drejt mposhtjes së kësaj pandemie”.

Ai shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, i cili fillon sot, do të ndjekin të njëjtën rrugë, në mënyrë që e gjitha bota të vaksinohet deri në fund të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI