Flash

FOTO/ Festa e tifozëve mund të nisë: inaugurohet 'fan zone', e para post-Covid

Lapsi.al 11 June 2021
FOTO/ Festa e tifozëve mund të nisë: inaugurohet 'fan

Frika nga Covid i përket të shkuarës. Tani është koha për tiu kthyer normalitetit dhe Euro 2020 duket rasti ideal. Në 'Sheshin e Popullit' në Romë hapi dyert tashmë për publikun 'Uefa Fanzone', më e madhja e këtij Kampionati Evropian. "Është një rifillim i shkëlqyer, Roma është qyteti i rinisjes. Jemi krenar që do të presim Uefa Euro 2020. Kemi kaluar një vit të vështirë. Tani të shohim përpara. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndërtuar një të tashme dhe të ardhme të sigurtë", tha Virginia Raggi, Kryetarja e Bashkisë së Romës në përurimin e Festivalit UEFA në 'Piazza del Popolo' (Sheshin e Popullit), ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FIGC Gabriele Gravina.

Pastaj ajo shtoi: "Gjëja më e mirë është që kjo qendër po hapet përsëri për tifozët, gjithmonë në përputhje me rregullat e covid. Romanët janë treguar shumë të aftë. Për të bërë dicka të sigurtë ne vendosëm të zgjasim zonën e tifozëve në pika të ndryshme në qytet. Kjo është fryma e duhur për të filluar përsëri. Tani le të brohorisim për Italinë dhe shumë fat për ekipin kombëtar".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI