Flash

UEFA nuk harron 'armiqtë', Ceferin: "Juve, Barça e Real si fëmijë që nuk i ftuan në festë"

Lapsi.al 11 June 2021
UEFA nuk harron 'armiqtë', Ceferin: "Juve, Barça e

Presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, është kthyer të flasë në lidhje me çështjen Super League në Rai Sport, pa lënë sulmet kundër Juventus, Barcelonës dhe Real Madrid pavarësisht se gjykata pezulloi sanksionet, duke lejuar që të tre klubet të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm: "Dua vetëm të them se drejtësia është e ngadaltë, por vjen gjithnjë. Unë nuk kam hyrë në specifikat e kompetencave të komisionit tonë disiplinor, por padyshim që kontributi është të zgjidhim çështjen me gjykata. Siç e shoh, nuk është një ndalesë përfundimtare, së pari do të sqarojmë çështjet ligjore dhe pastaj do të vazhdojmë më tutje".

"Ndonjëherë kam ndjenjën se këto tre klube janë si fëmijë që ikin nga shkolla për një farë kohe - vazhdoi Ceferin -, nuk janë të ftuar në festën e ditëlindjes dhe më pas përpiqen të hyjnë aty me policinë. Platini? Asgjë nuk më habit në futboll, por komenti i tij nuk e meriton komentin tim. Nëse do t'i shtrëngoja dorën Agnellit? Është çështje personale, nuk do të doja të përgjigjesha, por mendoj se ai e di mirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI