Flash

Nëntë fitore radhazi pa pësuar gol, 28 pa humbje: Italia nuk ndalet më, Mancini do rekordin

Lapsi.al 12 June 2021
Nëntë fitore radhazi pa pësuar gol, 28 pa humbje: Italia nuk

Italia e Roberto Mancinit fluturon. Nëntë fitore radhazi me zero gola të pësuar. Njëzet e tetë ndeshje pa humbje, minus dy nga rekordi i Vittorio Pozzos dhe, mbi të gjitha, ndjenja e qartë e të qenit një ekip, si nga pikëpamja e organizimit të lojës, ashtu edhe nga ajo e forcës së grupit. Me pak fjalë, 'Azzurri' mund të ëndërrojnë të shkojnë larg pas fitores së qartë mbi Turqinë.

Që kombëtarja e Mancinit kishte një organizim taktik të denjë për një ekip klubi, ishte kuptuar prej kohësh. Aspekti pozitiv i post-debutimit në Euro 2020, megjithatë, është gjithashtu se ka treguar se disponon edhe një plan B, më shumë se të besueshëm. Dispozicioni i zakonshëm fluid që të lejon të sulmosh me mbrojtjen me tre dhe me zotërimin e gjysmë-hapësirave nga Insigne dhe Barella, ka kaluar gjithashtu edhe provën e përplasjes kundër një ekipi të mbyllur që nuk të lejon asgjë në fazën sulmuese.

Italia u tregua e aftë të priste me durim, duke qarkulluar topin, duke pritur momentin e duhur për ndryshimet e lojës dhe vertikalizimet qendrore. Pasi ndeshja u zhbllokua turqit u desh të dilnin nga ekuilibri dhe hapësirat u krijuan në mënyrë të pashmangshme. Të fitosh një ndeshje të këtij lloji, demonstron një pjekuri strategjike dhe të mënyrës së të sjellurit që i projekton italianët në grupin e vogël të atyre që mund ta fitojnë këtë Evropian. Veçanërisht nëse, organizimi i lojës është i kombinuar me një cilësi individuale më shumë se të besueshme në disa lojtarë kryesorë siç është tridhëmbëshi i parë kundër Turqisë, një Chiellini që duket i rinuar, dyshja Verratti-Locatelli në mes dhe një Spinazzola i papërmbajtshëm në të majtë. Të besosh realisht tani nuk është më një bast.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI