Flash

Ramsey i jep lamtumirën Juventus: "Dy vjet vuajtje, do bëj gjithçka që të largohem"

Lapsi.al 12 June 2021
Ramsey i jep lamtumirën Juventus: "Dy vjet vuajtje, do bëj

Kundërshtarë në fushë në Euro 2020 dhe me një cështje të papërfunduar me futbollin italian. Aaron Ramsey me Uellsin e tij është i gatshëm të bëjë betejë kundër Italisë në grupin A, por vështirë se do të jetë përsëri në gusht me fanellën e Juventusit në Serie A: "Dy sezonet e fundit te Juve ishin zhgënjyese - pranoi ai -, jo vetëm nga pikëpamja fizike. Shumë faktorë dhe ndryshime me të cilat nuk isha mësuar. Këtu në kombëtare dinë si të kujdesen për mua".

Probleme fizike, të njohura dhe historike për mesfushorin sulmues, por edhe dy sezone të komplikuara fillimisht me Sarrin dhe më pas me Pirlon në pankinë dhe disa ndryshime brenda dhe jashtë fushës: "Faktorët që nuk isha mësuar - i tha Ramsey të përditshmes Repubblica -. Ndonjëherë ekipet gjithmonë funksionojnë në një mënyrë të caktuar, edhe kur një lojtar ka nevojë për një kujdes ndryshe. Tani në ekipin kombëtar kam njerëzit e duhur përreth meje dhe do të bëj gjithçka që të ndihem mirë dhe të besoj përsëri". Një lamtumirë me Juventusin në verë konsiderohet pothuajse e mirëqenë.

Të këshilluara

Video/ Italia dyfishon: Turqia tani dorëzohet

Italia e kishte të vështirë sa shënoi golin e parë, por me avantazhin të arritur skuadra e Mancinit pati një ritëm shumë më të lartë dhe goli i dytë ishte cësht...

22:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI