Flash

U kthye në fushë pas traumës Eriksen e humbi, trajneri i Danimarkës tregon: “Ja përse luajtëm”

Lapsi.al 13 June 2021
U kthye në fushë pas traumës Eriksen e humbi, trajneri i

"Ne kurrë nuk do të kishim pranuar të bënim asgjë nëse nuk do ta kishim ditur që Christian ishte mirë. UEFA na dha dy mundësi: ta përfundonim ndeshjen dje, ose ta luanim atë të sot në orën 12, në këtë pikë vendosëm të ktheheshim në fushë menjëherë". Trajneri i Danimarkës Kasper Hjulmand shpjegoi vendimin për t'u kthyer në fushë për të përfunduar ndeshjen kundër Finlandës, me vështirësitë logjistike për të rikuperuar ndeshjen në dritaren tjetër të propozuar nga UEFA: "Nuk kishte asnjë presion nga UEFA, por ishte e pamundur për lojtarët që, duke e patur të qartë se nuk do arrinin të flinin, të ktheheshin në mëngjes për të luajtur ndeshjen. Ishte më pak e menaxhueshme sesa ta përfundonim menjëherë".

Arsyetimi është i pranueshëm, por në anën tjetër Hjulmand duhet të kishte parashikuar tronditjen psikologjike të lojtarëve pas asaj që i ndodhi Eriksen në fushë. E gjithë llogaria duhej të bëhej mbi lodhjen mendore apo atë fizike: Danimarka zgjodhi të përballonte të parën, duke dalë e mundur përballë debutuesve të Finlandës të ndëshkuar nga një gol në minutën e 60 dhe duke humbur me Hojberg edhe penalltinë e barazimit të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI