Flash

Video / Pandev nuk mjafton, debutim me humbje i Maqedonisë së Veriut, Arnautovic vulos fitoren e Austrisë

Lapsi.al 13 June 2021
Video / Pandev nuk mjafton, debutim me humbje i Maqedonisë së Veriut,

3-1 është mbyllur sfida midis Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut e vlefshme për Grupin C.

Debutim me humbje për fqinjët tanë në kampionatin më elitar të kontinentit. Në pjesën e parë shënuan Stefan Laner për Austrinë dhe Goran Pandev për Maqedoninë e Veriut, ndërsa në pjesën e dytë austriakët arritën të realizonin 2 herë me anë të Gregoritsch dhe Arnautovic.

Janë plot 5 lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë për Maqedoninë e Veriut, konkretisht Bardhi, Alioski, Ademi dhe Musliu, të cilët u aktivizuan titullarë si dhe Bejtullai, që u fut në lojë në pjesën e dytë. Sfidën e radhës do ta kenë përballë Ukrainës së trajnerit Angelovski më 17 qershor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI