Flash

Ofendoi Bejtullain nga e ëma shqiptare, Arnautoviç me origjinë serbe kërkon falje në gjuhën… shqipe

Lapsi.al 14 June 2021
Ofendoi Bejtullain nga e ëma shqiptare, Arnautoviç me origjinë

Gjesti i Marko Arnautovic pas shënimit të golit në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, në minutën e 90 të takimit, mori më shumë vëmendje edhe se fitorja e Austrisë kundër verdhekuqve. Sulmuesi austriak, por që ka pretenduar gjithnjë se e ka origjinën serbe, është konfrontuar me lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai, ndaj të cilit ishin drejtuar të gjitha fyerjet e Arnautovic, duke e ofenduar edhe nga e ëma shqiptare.

Gjesti jo i hijshëm u bë viral duke shpërthyer në kritika ndaj Arnautoviç, por vetë lojtari ka reaguar duke kërkuar falje me anë të një postimi në rrejtët sociale. 32 vjeçari është shprehur se nuk është racist madje ka shkruar në shqip fjalën “më falni”.

Postimi i Arnautoviç

“Ishin disa fjalë të nxehta mbrëmjen e djeshme nga emocionet e ndeshjes dhe dua të kërkoj falje, veçanërisht për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Dua t’ju bëj diçka të qartë: Unë nuk jam racist! Kam shokë në pothuajse të gjitha shtetet dhe qëndroj për divesitet. Të gjithë që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI