Flash

Incident mes gazetarëve dhe forcave të sigurisë në takimin Biden-Putin

Lapsi.al 16 June 2021
Incident mes gazetarëve dhe forcave të sigurisë në takimin

Takimi i Presidentit Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin filloi me disa minuta zhurmë e  shtyrje midis gazetarëve dhe forcave të sigurisë të SHBA-së dhe Rusisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës në Gjenevë e hapën dhomën e takimit për gazetarët, zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve, raporton AP.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve.

Skena më pas u shndërrua në kaos që zgjati disa minuta. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i lënë pas. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se të qetësohej skena, disa nga turma bërtitën se ishin duke u shtypur në përleshje. Para kamerave Biden dhe Putin u panë të buzëqeshur.

Të këshilluara

Kush është Vladimir Putin?

Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi President rastësisht, kolapsi i regjimit dhe Gheddafi i masakruar nga turma janë dy trauma që ud...

10:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI