Flash

Video/ Italia skuadra e parë e kualifikuar në 1/8: Zvicrën tani e ndihmon vetëm një mrekulli

Lapsi.al 16 June 2021
Video/ Italia skuadra e parë e kualifikuar në 1/8: Zvicrën tani e

Italia është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8 të Euro 2020. Në Olimpico, në Romë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Mancini mposhti Zvicrën 3-0, duke mbetur me pikë të plota në grupin A. Njeriu i mbrëmjes ishte Manuel Locatelli, i cili shënoi një dygolësh, duke mbyllur fillimisht një aksion të gjithin në shpejtësi në minutën e 26', pastaj në 52' nuk i la shans Sommer me një të majtë. Tris është vepër e Immobile në 89', që shënon golin e dytë në turne.

Një Itali e madhe mposhti Zvicrën 3-0 në Olimpico dhe tashmë është kualifikuar për në fazën e 1/8. Protagonist i madh i mbrëmjes Manuel Locatelli, i cili u bë mesfushori i parë italian që arrin të shënojë një dygolësh në kampionatet europiane. Goli i parë i mesfushorit të Sassuolos erdhi në minutën e 26: Berardi në të djathtë dribloi Rodriguez dhe shërbeu për Locatellin që nuk e kishte të vështirë të thyente Sommer. Në pjesën e dytë erdhi goli i sigurisë: Locatelli mori një pasim nga Barella jashtë zonës, e sistemoi në të majtë dhe mundi portierin zviceran, të palëvizshëm mes shtyllave.

Petkovic largoi edhe Shaqirin nga fusha, i vetmi që mund të krijonte ndonjë shqetësim mbrojtjes hermetike të Mancinit që nuk pëson gol prej 11 ndeshjes në të cilat ka realizuar 31 gola. Zvicra bën fare pak, për të mos thënë aspak dhe impenjoi Donnarumman vetëm me një përpjekje të dyfishtë nga Zuber, që nuk shmang dot rrezikun e eleminimit për helvetët, që tani duhet të fitojnë ndeshjen e fundit me Turqinë me më shumë se dy gola e të shpresojnë që Italia do të bëjë goleadë edhe kundër Uellsit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI