Flash

Gjermani – Poloni/ Si u arrit 30 vjet më parë pakti i miqësisë

Lapsi.al 17 June 2021
Gjermani – Poloni/ Si u arrit 30 vjet më parë pakti i

"Traktati i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit miqësor" midis Polonisë dhe Gjermanisë i nënshkruar më 17 qershor 1991 nga kryeministri i atëhershëm polak Jan Krzysztof Bielecki dhe ish-kancelari Helmut Kohl, krijoi bazën për marrëdhëniet midis dy vendeve pas ribashkimit të Gjermanisë dhe rënies së perdes së hekurt. Në 38 nenet e këtij traktati formulohen qëllimet e përbashkëta të të dy vendeve në fushat e politikës, kulturës, ekonomisë, transportit, mjedisit dhe sigurisë.

Traktati nuk zgjidhi të gjitha problemet gjermano-polake - por bëri të mundur në radhë të parë bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai krijoi një kornizë për bashkëpunim në shumë fusha dhe inicioi një numër të madh projektesh dhe takimesh - Zyra Rinore Gjermano-Polake me takimet dhe aktivitetet e shumta që ka zhvilluar me të rinjtë që nga viti 1991 është një syresh.

Polonia, Gjermania dhe Evropa

Polonia donte që në traktat të përfshihej edhe dëshira e saj për t'u bashkuar me pararendësen e BE-së "Komunitetin Evropian". Republika Federale e Gjermanisë shprehu mbështetjen e saj për këtë dëshirë, por nga ana tjetër Gjermania "nuk donte të dilte e vetme dhe t'i befasonte partnerët e tjerë të komunitetit me deklarata përkatëse", - kujton në një intervistë me DW, Janusz Reiter, i cili ishte në atë kohë ambasadori polak në Gjermani.

Megjithatë traktati i konsolidoi marrëdhëniet dypalëshe në një kornizë pan-evropiane. Në hyrje të traktatit theksohet se ai synon dhe do të shoqërohet "nga përpjekje për të mbyllur kapitujt e dhimbshëm të së kaluarës". Të dy palët janë "të vendosura që të mbështesin traditat e mira dhe bashkëjetesën miqësore në historinë shekullore të Gjermanisë dhe Polonisë".

Traktati u parapri nga marrëveshja kufitare gjermano-polake e nëntorit 1990, e cila përcaktoi vijën përfundimtare kufitare mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Polonisë përgjatë lumenjve Oder-Neisse, e cila kishte qenë e diskutueshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. /DW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI