Flash

Kofshë 'bionike' e pulpa 'oversize': Shaqiri, "kulturisti" shqiptar i Zvicrës

Lapsi.al 17 June 2021
Kofshë 'bionike' e pulpa 'oversize': Shaqiri,

Mjafton të bësh një kërkim në Google dhe rezultati i parë që del i lidhur me Xherdan Shaqirin janë "pulpat". E dyta? "Fiziku". Kjo për shkak se lojtari i përfaqësueses së Zvicrës me origjinë shqiptare i Liverpool, 30 vjeç në tetor, është i njohur mbi të gjitha për pamjen e tij pothuajse më shumë si një i palestruar sesa si një futbollist. Nuk është shumë i gjatë - nuk arrin as 1 metër e 70 - por është afër 75 kg peshë, e gjitha një masë muskulore. Kjo, ndonjëherë, në karrierën e tij e ka 'frenuar' pak, dikush është përpjekur ta bëjë atë më thatim, por edhe shumë Shaqiri nuk mund të bëjë sepse kjo është struktura e tij. Nuk është për t'u habitur, që ai nuk e ka problem të evidentojë fizikun e tij, pothuajse të skalitur, me shumë foto me të brendshme që tregojnë një trup perfekt.

DHURATA E MUNGUAR - Legjenda thotë - por duket se ka më shumë se disa konfirmime - që kur ishte i vogël, për të kompensuar zhgënjimin për ndonjë dhuratë të munguar nga prindërit e tij, ai filloi të hidhej andej-këndej, veçanërisht në ambjente të hapura, sikur të kishte dicka imagjinare para tij. Nga kjo periudhë, duke pasur parasysh rritjen e pulpave shumë më të dukshme se e bashkëmoshatarëve të tij - në disa video shihet qartë se që kur ishte adoleshent muskujt e pulpës ishin më të zhvilluar - Shaqiri filloi të bënte stërvitje specifike për gjymtyrët e poshtme. Stafi i Liverpool u përpoq dhe përpiqet ta vendosë atë në kushte për të dhënë maksimumin dhe po kështu mundohet edhe Zvicra, me Klopp që nuk mund të mos thoshte: "Fiziku i tij është ndryshe nga gjithë të tjerët që kam parë ndonjëherë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”.

PULPA TË TEJFRYRA - Shaqiri, që përveç fizikut të tij ka teknikë dhe fantazi, nuk është një titullar i Liverpool (vetëm 14 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar) dhe shpesh është i detyruar të paguajë faturën e fiziku dukshëm 'sui generis'. Edhe këtë e konfirmoi Klopp: "Lëndimet e tij nuk kanë qenë kurrë serioze, por gjithmonë të mjaftueshme për ta mbajtur jashtë". Sigurisht, vetë Shaqiri shpesh ka folur për fizikun e tij dhe e ka bërë me sinqeritet: “Unë kam pulpa vërtet të mëdha, por ndonjëherë kam nevojë për më shumë kujdes. Janë muskuj normalë, si ata të të tjerëve vetëm pak më të mëdha. Ndonjëherë ka më shumë rrezik nga dëmtimet, sepse ato janë masive, por kjo fuqi më ndihmon shumë dhe mendoj se duket edhe në fushë ”.

MISTERI I FLOKËVE - Jo vetëm këmbët, në fakt, por edhe flokët duke qenë se sipas disa thashethemeve angleze flokët e Shaqirit nuk janë plotësisht të natyrshme. Natyrale, megjithatë, është dëshira për të bërë mirë me Zvicrën, në të cilën ai është një nga liderët me mbi 90 paraqitje. Në Itali, me Interin e stërvitur nga vetë Mancini, nuk bëri më shumë se 20 ndeshje dhe tre gola të shënuar gjashtë vjet më parë: "Për mua ai mbetet një lojtar i shkëlqyer", ishin fjalët e trajnerit të Italisë, të pasuara nga ato të shqiptarit: "Mezi po pres ta shoh përsëri, jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të, ai është një trajner i shkëlqyer". I pari, ndër të tjera, që i sugjeroi një punë specifike edhe për pjesën e sipërme të trupit.

 

NË KËMBËT E TIJ - Fushata e Zvicrës nuk ka shkuar mirë, as si shpresonte tekniku Petkovic e as tifozët. Jo pak peshë në këtë rezultat, vetëm një pikë në dy ndeshje e me një këmbë jashtë turneut, ka shkëndija që Xherdan Shaqiri nuk po arrin të ndezë në kombëtaren helvete. Një barazim me Uellsin e tre gola të pësuar nga Italia, tani detyrojnë Zvicrën që në ndeshjen e fundit kundër Turqisë së eleminuar me 0 pikë të ketë nevojë për një fitore me më shumë se dy gola dhe të shpresojë që skuadra e Mancinit të mos bëjë kompromis kundër Uellsit e majde ta mundë thellë. Dy herë i zëvendësuar në dy takime, tani muskulozi shqiptar është shpresa e fundit e Petkovic për të ndryshuar gjërat...

Të këshilluara

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI