Flash

"Kthimi i Supermenit": Buffon rikthehet aty ku e nisi 26 vjet më parë

Lapsi.al 17 June 2021
"Kthimi i Supermenit": Buffon rikthehet aty ku e nisi 26 vjet më
"Ai është përsëri në vendin që i takon, është kthyer në shtëpi". Me këtë postim, shoqëruar me një video, Parma ka zyrtarizuar kthimin e Gigi Buffon në verdheblu pas 26 vitesh "#SupermanReturns". Portieri 43-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin ku ai u rrit dhe që e bëri atë të debutojë në Serie A në moshën 17 vjeçare kundër Milanit në 19 nëntor 1995. Prezantimi është planifikuar për në 22 qershor. Videoja e Parmës është frymëzuar nga traileri i një filmi fanta-shkencor, të titulluar 'Kthimi i Supermenit' i ambjentuar në stadiumin Tardini. Në fund të saj shihet një personazh misterioz duke hequr kapuçin dhe duke zbuluar identitetin e tij: është Buffon që në telefon me pronarin e Parmës thotë "Ok Kyle, unë jam dakord" dhe Krause përgjigjet "mirë se erdhe në shtëpi". Në fund, Buffon bëri një zgjedhje zemre. "Në tryezë kam shumë propozime që lëvizin në gjëra të ndryshme. Nga skuadra të organizuara për të bërë një Ligë të Kampionëve të mirë, te skuadra që përfaqësojnë kthimin në origjinën time, të cilat lëvizin diçka brenda meje në nivelin e ndjenjave. Këto bëhen entuziazëm dhe energji”, tha ai disa ditë më parë, ndërsa ka zgjedhur Parmën, me synimin për t'i sjellë menjëherë përsëri në Serie A.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI