Flash

Eriksen del nga spitali dhe vizitoi shokët e kombëtares: "Operacioni shkoi mirë"

Lapsi.al 18 June 2021
Eriksen del nga spitali dhe vizitoi shokët e kombëtares:

Një lajm që mezi pritej e që i bën të gjithë tifozët të buzëqeshin: Christian Eriksen është larguar nga spitali i Kopenhagenit pas operacionit dhe u kthye në shtëpi te familja e tij. Federata Daneze e Futbollit e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate për shtyp: "Christian Eriksen u operua me sukses dhe doli nga Rigshospitalet - lexon shënimi - Gjatë ditës ai gjithashtu vizitoi shokët e tij të ekipit kombëtar në Helsingør, nga atje ai shkoi në shtëpi për të kaluar kohë me familjen e tij".

Duke folur, gjithnjë përmes kanaleve zyrtare të ekipit kombëtar, ishte më pas vetë Christian: "Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe, ishte e pabesueshme ta shihja dhe ta ndjeja. Operacioni shkoi mirë dhe unë po e marr veten mirë duke pasur parasysh rrethanat. Ishte fantastike të shihja djemtë përsëri pas ndeshjes së shkëlqyer që ata luajtën dje (e enjte kundër Belgjikës) Nuk ka nevojë të them se do të bëj tifo për ta të hënën kundër Rusisë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI