Flash

Lajm bombë, por shifrat janë të çmendura: "Sergio Ramos në bisedime me Milan"

Lapsi.al 18 June 2021
Lajm bombë, por shifrat janë të çmendura: "Sergio
Sergio Ramos është në bisedime me Milan. Lajmi i bujshëm vjen direkt nga Spanja disa orë pas lamtumirës zyrtare të mbrojtësit spanjoll nga Real Madrid pas 16 vitesh. Sipas El Chiringuito, Ramos tashmë ka folur me drejtuesit e kuqezinjve me një kërkesë prej 15 milion euro neto në sezon, plus 20 milion në nënshkrim. Një çështje e ndërlikuar përfundimisht pavarësisht marrëdhënies së shkëlqyer me Paolo Maldinin. Pas 671 paraqitjeve me Merengues, Sergio Ramos - mes lotësh - është gati për një aventurë të re. Paris Saint-Germain dhe klubet e pasura të Premier League janë kandidatët kryesorë, por pas zemrave kuqezi në postimin e gruas së tij Pilar Rubio, ka menduar "El Chiringuito" për të rihapur fantazinë mbi tratativën e pamundur, me shifra që duken përtej mundësive të klubit kuqezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI