Flash

"Më duhej vrap" pretendoi Southgate, Kane mbyll polemikat: "Tekniku i bën zgjedhjet"

Lapsi.al 19 June 2021
"Më duhej vrap" pretendoi Southgate, Kane mbyll polemikat:

Gareth Southgate nuk e fsheh zhgënjimin e tij pas barazimit 0-0 në Ëembley me Skocinë, që shtyu kualifikimin e Tre Luanëve për në 1/8 e Euro 2020: "Ishte një mbrëmje zhgënjyese, por Skocisë duhet t'i jepet një vlerësim i madh", tha trajneri i Anglisë. Megjithatë, ishte gjithashtu e rëndësishme të mos e humbisnim ndeshjen". Nuk mund të mos prekej tema e zëvendësimit të kapitenit të skuadrës e golashënuesit më të mirë Harry Kane. "Ne kishim nevojë për më shumë vrapim në atë moment të ndeshjes dhe Rashford mund të na e kishte dhënë atë energji. Kishim nevojë për të fituar ndeshjen në atë pikë. Tani mund të shohim te vetja dhe të bëjmë më mirë. Nuk kemi bërë sa duhet për të fituar mbrëmë".

Mbi argumentin ka folur edhe sulmuesi i Tottenham, që është zëvendësuar për të dytën ndeshje radhazi të Anglisë në Ëembley në këtë kompeticion: "I habitur nga zëvendësimi? Jo, trajneri bën zgjedhjet e tij, duhet ti pranojmë. Besoj se ishte një ndeshje e fortë, Skocia u mbrojt mirë, ky është futbolli. Asnjë ndeshje, ashtu si kampionati europian, nuk është e thjeshtë dhe e pamë me Skocinë. Tani të mendojmë për ndeshjen tjetër, ti bëjmë hapat me rradhë" ka mbyllur polemikat Harry Kane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI