Flash

Shpërtheu në shkurt, OBSH shpall përfundimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Lapsi.al 19 June 2021
Shpërtheu në shkurt, OBSH shpall përfundimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar.

Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre.

Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë mësuar nga shpërthimet e mëhershme të Ebolës në rajonin e Afrikës Perëndimore, kanë ndihmuar që ta vënë nën kontroll më shpejt virusin.

Më 2014 deri më 2016, nga shpërthimi i Ebolës vdiqën mbi 11.000 persona, shumica prej tyre në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

“Bazuar në mësimet nga shpërthimi i 2014-2016 dhe për shkak të koordinimit të shpejt, Guinea ka arritur ta vë nën kontroll shpërthimin dhe të parandalojë që virusi të përhapet përtej kufijve”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ebola shkakton hemorragji të madhe dhe dështim katastrofik të organeve dhe ky virus përhapet shumë shpejt përmes kontaktit me lëngjet trupore.

Fataliteti nga Ebola është rreth 50 për qind dhe në shpërthimet të mëhershme, niveli i fatalitetit ka variuar nga 25 deri në 90 për qind, tha OBSH-ja.

/REL

 

 

Të këshilluara

Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia R...

08:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI