Flash

Hyri si zëvendësues e u zëvendësua: Franca në ankth për gjurin e Dembele

Lapsi.al 20 June 2021
Hyri si zëvendësues e u zëvendësua: Franca në ankth

Ousmane Dembélé, i cili doli dje në ndeshjen kundër Hungarisë për një problem në gju, do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i Barcelonës do t’i nënshtrohet testeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tendinës së gjurit. "Duhet të bëjmë verifikime, e për këtë do të ketë disa teste në mbrëmje", shpjegoi trajneri Didier Deschamps për mikrofonat e kanalit francez TF1.

Me ndeshjen në barazim 1-1, Dembele u aktivizua nga Deschamps në minutën e 57 të takimit në Budapest, për të zëvendësuar Rabiot, në tentativë për një impuls më të lartë ofensiv. Por ndeshja e francezit zgjati vetëm 30 minuta, sepse në të 87 doli nga fusha, pas një dhimbje të ndjerë në gju, duke i lënë vendin Lemar.

Në dy ndeshjet e para të kampionëve të botës në Euro 2020, Dembele nuk ka luajtur si titullar, duke hyrë si zëvendësues në të dy sfidat, si në suksesin kundër Gjermanisë, ashtu dhe në barazimin me Hungarinë, por lojtari i Barcelonës është alternativa e parë e Deschamps në tridhëmbëshin ofensiv të Gjelave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI