Flash

Gjermania godet spiunazhin rus, arreston një person

Lapsi.al 21 June 2021
Gjermania godet spiunazhin rus, arreston një person

Autoritetet e Gjermanisë njoftuan se kanë arrestuar një shtetas rus nën akuzat se ka dërguar informacione të ndjeshme nga një universitet gjerman në Moskë.

I dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur N. dhe sipas njoftimit ai këtë veprim e ka bërë në këmbim të një pagese. Zyra e Prokurorit Publik Federal përmes një deklarate më 21 qershor tha se "i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”.

LEXO EDHE:

VIDEO: Një propozim martese që 'vrau' romancën, surpriza e djalit bëri vajzën të dridhej nga frika

Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim .

Njoftohet se ai ka punuar si asistent i hulumtimeve në një universitet gjerman, emri i të cilit nuk u bë i ditur. I dyshuari është takuar me një anëtar të një shërbimi sekret rus të paktën tre herë midis tetorit 2020 dhe qershorit 2021. Sipas prokurorëve, në këmbim të një pagese, ai ka dorëzuar informacione në të paktën dy prej këtyre takimeve.

Në pritje të një padie të mundshme, një gjykatës në Gjykatën Federale ka urdhëruar masën e paraburgimit për të dyshuarin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI