Flash

Zbulohet arsyeja pse Rama e la Vlorën për Durrësin

Lapsi.al 21 June 2021
Zbulohet arsyeja pse Rama e la Vlorën për Durrësin

Që këtu e një vit më parë, pikërisht në gushtin e shkuar, atëhere kur zgjedhjet ishin ende larg, Lapsi.al e pati njoftuar se Edi Rama nuk do të jetë më deputet i Vlorës, por se këtë herë do të zgjedhë Durrësin (shiko lajmin poshtë). Tani është vetë kryeministri që e ka bërë realitet këtë.

Lexo me tej:

Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

Ai ka dërguar një shkresë në KQZ, ku kërkon që të mbajë mandatin e fituar në qytetin e Durrësit.

Por përpos shkresës zyrtare ai ka bërë edhe një mesazh në Tëitter ku shpjegon se ai ka Vlora nuk do të ndahet kurrë po edhe qytetin e Durrësit do ta bëjë epiqendër të ndryshimeve të mandatit të tretë.

Image

Këtë shpjegim shefi i qeverisë e bëri njëkohësish me botimin e pamjeve të një maketi ku tregohej se si do të transformohej Durrësi pas investimeve që përflitet se mund të bëjë Emaar Group për portin turistik dhe gradaçielat përreth tij. Kryeministri shpreson që të shfrytëzojë premtimet e multimiliarderit Muhammed El Alabbar, mikut që e ka njohur nga presidenti serb Vuçiç, për të bërë edhe me Durrësin atë që Vuçiç po bën ndanë lumit Sava ku kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon të ngrejë Dubain e Ballkanit.

Osservatorio Italiano - Serbia - Vucic e Alabbar discutono in merito al progetto ''Belgrado sull'acqua''Vuçiç duke prezantuar projektin e Muhammed El Alabbar per Beogradin

Një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut/ Rama publikon maketin, ja si do të duket Porti i Durrësit - ATSH -

Foto e publikuar sot

Në mungesë investimesh të rëndësishme dhe në pamundësi për të lënë pas vepra të mëdha pas tetë vitesh qeverisjeje kryeministri po kërkon të lërë përshtypjen se në projektin e tij për të nëdërtuar Shqipërinë e vitit 2030 ai do bëjë me Durrësin në një përmasë më të madhe atë që bëri me lungomaren në Vlorë.

Por kjo fabul e re nën petkun e njeriut që po transformon Shqipërinë, nuk dihet se ç'kosto mund të letë për lidhjen sentimentale që ai ka kultivuar me elektoratin vlonjat.

Në janar të këtij viti kur filluan të gëlonin zërat se kryeministri do e braktiste qytetin ku ka qenë për dy mandate deputet ai u detyrua të përgënjeshtrojë: "Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di se çfarë të besosh. Besojnë pa bërë asnjë verifikim. Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden t...

14:16

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI