Flash

Database/ PS i la trafikantit të kokainës 67 banorë të Tiranës nën patronazh

Lapsi.al 22 June 2021
Database/ PS i la trafikantit të kokainës 67 banorë të

Piratimi i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga kompjuterat e Partisë Socialiste drejt Lapsi.al u krye, sepse shpeshherë numrat e telefonit të qytetarëve të ndryshëm po keqpërdoreshin nga patronazhistë të papërgjegjshëm. Personi që vendosi ta dorëzojë një ekstrakt të Database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, ishte një prej anëtarëve të PS, që kishte qenë dëshmitar i dorëzimit të këtyre informacioneve në duart e personave të papërshtatshëm.

Lexo edhe: Të gjithë fajin patronazhistëve

Rasti i Ndriçim Harkës një patronazhisti të Partisë Socialiste, që drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani është shembulli më i keq i asaj që ka ndodhur me të dhënat tona personale. Nga një vëzhgim i shpejtë në Database, rezulton se Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës.

Në dispozicion të tij, u vunë numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonit, vendet e punës, etj për secilin prej këtyre votuesve. Ka ndër këto qytetarë, vajza të moshës 20 vjeçare, djem të rinj apo burra dhe gra të moshave të ndryshme, që ai kishte për detyrë t’i monitoronte bindjet politike, paralelisht me koordinimin e trafkut të drogës në Gjermani dhe Zvicër.

Lexo edhe: Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Të dhënat në Database tregojnë se patronazhistit që trafikonte kokainë në Gjermani, Partia Socialiste i kishte ngarkuar të monitoronte edhe një punonjëse të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një 36 vjeçare me emrin Esmeralda, apo një 39 vjeçar me emrin Klodian që ishte pjesë e Reparti të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në listën e qytetarëve që duhej të vëzhgonte Harka, mes të tjerëve janë edhe punonjës të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, punonjës të Kolegjit Turgut Ozal, kuzhinierë apo punëtorë të ndryshëm, drejtues të kompanive private etj.

Shitja e kokainës në Gjermani dhe në Zvicër duhet t’i ketë marrë një pjesë të mirë të kohës Ndriçim Harkës, pasi në pjesën e komenteve ai nuk ka regjistruar asgjë të pazakontë.

https://lapsi.al/2021/06/20/rama-konfirmon-raportimin-e-lapsi-al-te-dhenat-personale-dolen-nga-partia-socialiste/

Sipas Prokurorisë së Tiranës, grupi i tij trafikonte kokainë nga Gjermania në Zvicër prej vitit 2015. Dy nga drejtuesit e organizatës janë punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës, patronazhisti Ndriçim Harka dhe i afërmi i tij Edmond Merja. Grupi kriminal paguante deri në 3500 euro për kalimin e lëndës narkotike në kufirin e BE.

Sipas të dhënave, Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë. Deri tani, në Zvicër janë arrestuar 8 persona ku 3 prej tyre janë shqiptarë. Drejtuesit e PS e konsiderojnë një vendim tërësisht normal dorëzimin e të dhënave personale tek patronazhistët. Madje pas zbulimit të skandalit në Lapsi.al, Rama i nxiste akoma ata akoma më shumë të monitoronin qytetarët.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-22-at-14.03.58.mp4"][/video]

“Patronazhistëve, t’iu merrni të keqen. Edhe mos harroni, mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ja u fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush. Në 25 prill do ta shikoni sa mirë ju njohim” – ishin thirrjet e kryeministrit Rama në fushatë./ Dorian Kodra për Lapsi.al

Të këshilluara

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden t...

14:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI