Flash

Studimi: Vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer efektive ndaj varianteve të reja të COVID-19

Lapsi.al 23 June 2021
Studimi: Vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer efektive ndaj varianteve të reja

Një studim i bërë nga Universiteti i Oksfordit, ka arritur në përfundimin, se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë të efektshme ndaj mutacioneve të virusit, si DELTA apo KAPPA. Mbi këtë studim, ka reaguar dhe numri dy i vaksinës AstraZeneca, Menelaos Pengalos, i cili ka thënë:

“Studimi është inkurajues. Të shohim më tej rezultatet e dala. Por fillimisht është në interes s të gjithëve, që vaksina jonë rezulton e efektshme ndaj varianteve të tjera të virusit”.

Varianti DELTA në fakt, e cila njihet ndryshe si varianti indian i virusit, është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës. Alarmi është ngritur dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila, ka theksuar se duhet të nisë shpejt shpërndarja e vaksinave, edhe për vendet e varfra, në mënyrë që situata e virusit të mos përparojë më tej, e të sjellë pasoja.

Studimi gjithashtu tregoi, se personat që e kanë kaluar virusin, janë të rrezikuar nga variantet e saj, por, paraprakisht thuhet se shkalla e fatalitetit është e ulët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI