Flash

Kishte abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare, arrestohet prifti në Greqi

Lapsi.al 24 June 2021
Kishte abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare, arrestohet prifti

Arrestimi i një prifti për abuzim seksual me të mitur ka tronditur komunitetin e Agrinios në Greqi. Sipas mediave fqinje, prifti 49-vjeçar nga zona e Agrinio u denoncua në polici dje nga dy motra.

Të dy motrat shkuan në Drejtorinë e Policisë dhe rrëfyen se prifti ka përdhunuar 27-vjeçaren në vitin 2007, kur ajo ishte 13 vjeç, ndërsa motra e saj raportoi se ajo gjithashtu ishte ngacmuar seksualisht nga prifti.

Pas denoncimit, autoritetet kontrolluan shtëpinë e priftit dhe gjetën foto nudo të tij dhe të dy vajzave në laptop, kur këto të fundit ishin të vogla.

Policia arrestoi menjëherë priftin. Sipas informacioneve, vajzat, së bashku me nënën e tyre, ishin strehuar herë pas here në shtëpinë e priftit për arsye financiare.

Ndaj priftit është hapur çështja  për posedim të pornografisë së fëmijëve, ndërsa një hetim i thelluar është urdhëruar për abuzimin seksual të të miturve.

Të këshilluara

BE i trembet kërcënimit të mutacionit Delta

Një ndër shqetësimet më të mëdha për të gjithë tashmë është sfida me përhapjen e shpejtë që ka mutacioni më i ri i Covid Delta. Mediat e huaja bëjnë me dije ...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI