Flash

Samiti dy ditor në Bruksel, diskutohen marrëdhëniet me Rusinë e Turqinë

Lapsi.al 24 June 2021
Samiti dy ditor në Bruksel, diskutohen marrëdhëniet me

Marrëdhëniet BE-Rusi janë në fokus të samitit të Bashkimit Europian, i cili pritet të vendoset nëse do të kërkojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin ose jo. Përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë paraqitën një propozim për të mbajtur një samit me Putinin si një përpjekje për të përmirësuar lidhjet për të cilat blloku evropian thotë se kanë hyrë në një “spirale negative”. Disa diplomatë të BE-së kanë thënë se së pari duhet të ketë përmirësim të raporteve dhe pastaj të vendoset për mbajtjen e samitit. Shumë vende të BE-së, në veçanti ato të Evropës Lindore janë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për bisedimet me Kremlinin. BE-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë si dhe të drejtat e njeriut.

BE-ja gjithashtu akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhje, përhapjen e dezinformimit dhe kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Lindore. BE-ja pritet gjithashtu që gjatë samitit të publikojë detaje të sanksioneve ekonomike kundër Bjellorusisë pasi ky vend më 23 Maj devijoi një fluturim mes dy vendeve të BE-së dhe e detyroni aeroplanin të ulet në Minsk për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.

Pas një kohe të vështirë, edhe marrëdhëniet me Ankaranë duket janë stabilizuar aq sa të anojnë perspektivën e financimeve të reja të pritjes së refugjatëve dhe modernizimin e bashkimit doganor Turqi-BE në Mars.

Të këshilluara

BE i trembet kërcënimit të mutacionit Delta

Një ndër shqetësimet më të mëdha për të gjithë tashmë është sfida me përhapjen e shpejtë që ka mutacioni më i ri i Covid Delta. Mediat e huaja bëjnë me dije ...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI