Flash

Merr flakë shkolla e arteve marciale, vdesin 18 të rinj

Lapsi.al 25 June 2021
Merr flakë shkolla e arteve marciale, vdesin 18 të rinj

Tetëmbëdhjetë djem, të moshës midis 7 dhe 16 vjeç, humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pas zjarrit që ra në një shkollë të arteve marciale në Kinën Qendrore. Lajmi u raportua nga mediat e huaja të cilat citojnë autoritetet lokale. Përgjegjësi i objektit, që ndodhet në provincën Henan, u arrestua. Sipas raporteve të mediave lokale, shumica e viktimave janë nxënës të shkollës.

Henan është vendlindja e arteve marciale tradicionale kineze dhe është shtëpia e shumë akademive kung fu. Ndër më të mëdhatë është Shkolla e famshme e Arteve Marciale Shaolin, e cila ka qindra mësues dhe dhjetëra mijëra studentë, sipas faqes së saj të internetit.

Manastiri Shaolin në qytetin e Dengfeng është gjithashtu i famshëm për murgjit e tij luftarakë.

Të këshilluara

Samiti i BE: Shumica kundër Viktor Orbanit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u kritikua ashpër për shkak të ligjit që diskriminon homoseksualët në Hungari, por ai vazhdoi të qëndrojë kokëfortë. Grindja...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI